Operacioni “Fijet”, shkon në 485 numri i kamerave të krimit, të çmontuara nga policia!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni “Fijet”, shkon në 485 numri i kamerave të krimit, të çmontuara nga policia!

Vijon operacioni “Fijet” për të çmontuar kamerat e vëna në mënyrë të paligjshme kryesisht nga grupe kriminale për të monitoruar lëvizjet e uniformave blu e të grupeve rivale. Policia e Shtetit iu rikthye qarqeve Shkodër, Lezhë e Dibër ku sot u hoqën 34 të tilla: 20 kamera në Shkodër; 9 në Lezhë dhe 5 në Dibër. Bëhet e ditur se katër persona u vunë në hetim nga policia.

Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar dhjetëra kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, në këtë qark janë sekuestruar në total 79 kamera. -Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për 1 shtetase.  -Në qarkun Dibër, në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 5 kamera. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas. Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ka asgjësuar 485 kamera sigurie të vendosura pa leje me synim monitorimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE