Kërkesat e pedagogëve, sot bojkot total e protestë!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkesat e pedagogëve, sot bojkot total e protestë!

Për sot, Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar bojkot total të mësimit. Gjithashtu në orën 11:00 do të zhvillohet protestë kombëtare, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, siç u bë e ditur jo vetëm për pagat, por për të 9 pikat e platformës, më kryesorja kërkimi shkencor.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve të IAL-ve publike.

Tē dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona. Në datë 20 Tetor 2022, ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Ftojmë edhe studentët që të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të Peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vënë vetes.

Kjo kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të lAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale. Misioni ynë akademik vazhdon!

Pedagogët i kanë dërguar nëntë kërkesa qeverisë. Ata po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa shprehen se nuk u mjafton rritja 7% nga Buxheti i Shtetit dhe 8% nga vetë universiteti. Kryeministri Rama tha se kërkesat e pedagogëve të cilët kanë bojkotuar mësimin nuk do të merren seriozisht në këtë kohë lufte. Referuar kreut të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, u shpreh se “është krenar që ka qenë pjesë e SHIK-ut” dhe “zullumi i ‘non gratave’ e rublave është futur në hapësirën universitare”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE