Shuhet në moshën 23-vjeçare blogerja e njohur braziliane, ekzekutohet brenda shtëpisë së saj!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 23-vjeçare blogerja e njohur braziliane, ekzekutohet brenda shtëpisë së saj!

Nubia Cristina Braga, një influencuese e njohur braziliane u gjet e vdekur së fundmi në shtëpinë e saj, në lagjen Santa Maria. Nubia, e cila kishte pothuajse 60,000 ndjekës në Instagram, u qëllua nga dy burra pak pasi u kthye në shtëpinë e saj. Sipas policisë, autorët kanë mbërritur në shtëpinë e saj me motor dhe kanë hyrë në pronë nga dera e cila dyshohet se ka qenë e hapur.

Personat e armatosur, sapo kanë parë 23-vjeçaren, kanë hapur zjarr dhe janë zhdukur nga vendi i ngjarjes. Oficerët mbërritën në shtëpi rreth orës 21:00 dhe e gjetën viktimën të vdekur në dysheme në një pellg gjaku. Autoritetet vendore i kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin informacion që do t’i ndihmojë në kapjen e autorëve.

Brazilianja ëndërronte që një ditë të bëhej një yll me famë botërore Në të njëjtën kohë, ajo mori pjesë në aksione vullnetare dhe ndihmoi në organizimin e festave për Ditën e Fëmijëve dhe Krishtlindjet. Halla e saj Claudia Menezes tha se:

Nubia bëri punë vullnetare dhe i ndihmoi të gjithë. Ajo la pas një trashëgimi.

Ndërkaq, identiteti i autorëve dhe motivi i vrasjes së tyre mbeten ende të panjohura, ndërsa hetimet vijojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE