Romeo dhe Heidi “martohen”, Bora Zemani reagon për herë të parë për dasmën e tyre

vovalbania March 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo dhe Heidi “martohen”, Bora Zemani reagon për herë të parë për dasmën e tyre

Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë e Big Brother Vip do të organizohet dasma e Heidit dhe Romeos, në të cilën janë të ftuar të gjithë.

Ndërkohë që atmosfera e dasmës ka nisur që prej mbrëmjes së kaluar, ku banorët ia kanë marrë valles, publiku po pret me padurim dasmën e një prej çifteve më të përfolur të momentit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lidhur më dasmën e shumë përfolur, mbrëmjen e kaluar ka ardhur një reagim nga vëllai binjak i Romeos, Donaldi, i cili përmes një video të publikuar në profilin e tij të Instagramit, ai i ka dhënë një këshillë të vëllait.

Me humor, Donaldi i thotë Romeos që të festojë, pasi kur të martohet do të ketë ndryshime.

“Romeo festo dhe sot se nesër do të të lidhen këmbët. Kemiii dasmë nesër”, ka shkruar Donaldi krahas videos ku shfaqet Romeo dhe Heidi.

Ndërsa ditën e sotme ka patur një reagim nga kunata e Romeos, Bora Zemani, e cila ka publikuar një video të Romeos, i cili shihet duke përgatitur ftesat e dasmës.

“Të kam vëlla, hajde në dasëm”, shkruan Romeo në ftesën e dasmën dhe sipër ftesës, të cilën e ka bërë në formë aeroplani, shton “HeRo”.

“Na ka vëllezër të gjithëve” shkruan Bora bashkangjitur postimit, të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qeshurave.

Ajo ka shtuar gjithashtu: “Dhëndri para dasmës”, të shoqëruar me ikonën e një zemre. Mesa duket familjarët e Romeos po e presin me padyshim dasmën e çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE