Aktorja e njohur Mandy Moore bëhet nënë për herë të dytë!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Mandy Moore bëhet nënë për herë të dytë!

Aktorja e njohur Mandy Moore është bërë së fundmi nënë për herë të dytë. Aristja solli në jetë djalin e dytë të saj dhe Taylor Goldsmith, Oscar Bennett. Me anë të një postimi në Instagram, Moore dhe Goldsmith shkruajtën këto fjalë zemre:

Ozzie është këtu! Oscar Bennett Goldsmith mbërriti pak vonë, por me shumë guxim (dhe një lindje më e lehtë/më e shpejtë se vëllai i tij i madh, për kënaqësinë e prindërve të tij). Çdo fjalë e urtë është e vërtetë, zemrat tona janë dyfishuar në madhësi dhe menjëhershmëria e dashurisë është mahnitëse. Ai është përtej fjalëve dhe ne jemi shumë mirënjohës për familjen tonë prej katër anëtarësh.

Në postim, aktorja dukej e lumtur teksa buzëqeshte me djalin në krah. Çifti mirëpriti djalin e tyre të madh, Gus, në shkurt 2021. Ndërsa shtatzëninë e dytë ata e njoftuan në qershor. Rikujtojmë, se aktorja e famshme hollivudiane është nderuar me yllin e saj në Bulevardin “Walk of Fame” në Los Angeles për kontributin e dy dekadave në muzikë, film dhe televizion.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE