Brenda avionit privat miliona dollarësh të Kylie Jenner!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brenda avionit privat miliona dollarësh të Kylie Jenner!

Në vitin 2020, miliarderja Kylie Jenner bleu një avion privat me vlerë 72 milionë dollarë. Por përveçse është metodë komode transporti, ajo kujdeset që brenda avionit të ketë të gjitha lehtësitë e mundshme duke përfshirë pijet më të mira dhe menunë më të mirë ushqimore.

Avioni është përshtatur me sedilje bezhë, në të cilat janë shkruar inicialet “KJ”. Gjithashtu ka dhe drita shumëngjyrëshe në tavan që mund t’i japin kabinës një atmosferë feste. Sipas ‘The Sun’, ‘Kylie Air’ ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banjo.

Kylie është siguruar që menutë e ushqimit dhe pijeve në avionin e saj, ‘Kylie Air’, të zbulohen në episodin e fundit të serialit të familjes së saj. Motra e saj Kendall Jenner e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber.

Rikujtojmë, se motra e Kylie-t, ylli televiziv Kim Kardashian duket se është shumë e rreptë me rregullat që vendos për pasagjerët e avionit të saj privat, ndërsa nuk bën përjashtim as për familjarët e saj. Bukuroshja i ndalon pasagjerët që të përdorin krem nxirës dhe të ulen në sediljet e avionit të saj me vlerë 150 milionë dollarë.

Ky informacion erdhi për publikun, pas shfaqjes së një episodi të reality show-t “The Kardashians”. Më konkretisht, Kylie Jenner i tha Kim Kardashian, përmes FaceTime, se ajo do të merrte një nxirje të shpejtë me sprajt para fluturimit të tyre. “A i ke parë sediljet prej kashmiri?” iu drejtua Kardashian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE