Itali, qeveria Meloni bën betimin në Quirinale/Tani është në detyrë!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, qeveria Meloni bën betimin në Quirinale/Tani është në detyrë!

Pasi fitoi bindshëm në zgjedhjet politike të 25 shtatorit, politikania italiane e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni u betua si kryeministre e re e Italisë duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit fqinj që mban këtë post. Meloni dhe ministrat e saj, të cilët kanë formuar qeverinë më të djathtë e më euroskeptike të Italisë që nga viti 1946, u betuan në pallatin presidencial, Quirinale.

Ceremonia nën shkëlqimin e arit të këtij pallati me pamje nga Roma, rezidencë e papëve dhe mbretërve të Italisë përpara se të bëhej selia e Presidencës së Republikës, u zhvillua në prani të kreut të shtetit, presidentit Sergio Mattarella. E veshur me një kostum të zi, Meloni ishte e para e cila bëri betimin, e ndjekur nga dy zëvendëskryeministrat nga dy partitë partnere në koalicionin e saj, Matteo Salvini dhe Antonio Tajani.

Përpara kreut të shtetit, Mattarella ra në sy se të gjithë ndoqën njëri-tjetrin e duke qëndruar në këmbë përsëritën formulën tradicionale: “Betohem t’i jem besnik Republikës, të respektoj me besnikëri Kushtetutën e ligjet dhe të ushtroj funksionet e mia, në interesin ekskluziv të kombit”.

Meloni theksoi:

Italisë do t’i shërbejmë me krenari, menjëherë në punë!

Nga 24 ministra, vetëm gjashtë janë gra, të kufizuara në portofolë të vegjël. Dorëzimi i detyrës nga kryeministri në ikje Mario Draghi te pasardhësja Giorgia Meloni bëhet nesër në orën 08:30 GMT në pallatin “Chigi”, selia e qeverisë pranë Parlamentit e do të pasohet nga mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.

Ky hap, në thelb ceremonial do të shënohet me dorëzimin simbolik të ziles së përdorur nga kryeministri për rregullimin e debateve në Këshillin e Ministrave.

Brukseli zyrtar reagoi duke uruar Melonin. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel:

Urime Giorgia Meloni si kryeministrja e parë e Italisë. Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së! Ju pres në Këshillin Europian për të punuar së bashku për të mirën e Bashkimit Europian.

Urimet nuk munguan as nga Viktor Orban. Për kryeministrin hungarez, i njohur për afërsinë me Putinin, “kjo është ditë e madhe për të djathtën në BE”.

Congratulations @GiorgiaMeloni on the formation of your government! Big day for the European Right! pic.twitter.com/QrSElfV5KI

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 22, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49595 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE