Kryeministri Rama uron kryeministren italiane Giorgia Meloni!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama uron kryeministren italiane Giorgia Meloni!

Kryeministri Edi Rama uroi Giorgia Melonin. Në një postim në rrjetet sociale, thekson se “Shqipëria i detyrohet shumë Italisë, me të cilën na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore”.

Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni!

Kanë qenë të shumtë liderët botërorë që sot i përcollën urime Melonit pas betimit në Presidencë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh e gatshme dhe e lumtur të punojë me qeverinë e re italiane në mënyrë konstruktive, për t’iu përgjigjur sfidave që i presin. Edhe kreu i Këshillit Europian, Charles Michel i kërkoi kryeministres së re të punojnë për të mirën e BE-së e të Italisë.

Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se do të jetë i lumtur për të bashkëpunuar në kuadër të NATO-s e të Bashkimit Europian, për të forcruar më tej marrëdhëniet mes Holandës e Italisë.

Nga e djathta europiane, krahas kryeministrit hungarez, Viktor Orban, mesazh urimi i dërgoi Melonit edhe Marine Le Pen, shefe e Rassemblement National në Francë.

Kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni e zv.kryeministrit Matteo Salvini, i uroj të kenë sukses. Kudo në Europë, patriotët po marrin pushtetin dhe kjo është Europa e kombeve që duam të shohim.

Pasi fitoi bindshëm në zgjedhjet politike të 25 shtatorit, politikania italiane e ekstremit të djathtë, u betua si kryeministre e re e Italisë duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit fqinj që mban këtë post. Meloni dhe ministrat e saj, të cilët kanë formuar qeverinë më të djathtë e më euroskeptike të Italisë që nga viti 1946, u betuan në pallatin presidencial, Quirinale. Shefja e re e qeverisë së Romës u zotua për të nisur menjëherë punë, duke i shërbyer Italisë me krenari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE