Mos ndoshta Alfio nëpërmjet këtij statusi konfirmoi ndarjen nga Fatma?

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Alfio nëpërmjet këtij statusi konfirmoi ndarjen nga Fatma?

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se Alfio dhe Fatma i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Çifti i njohur që janë prindër të një djali, prej kohësh nuk janë shfaqur së bashku, duke aluduar kështu për një krisje në këtë marrëdhënie. Por duket se dy personazhet kanë zgjedhur mos të reagojnë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se gjithçka ka përfunduar për ta.

Kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto të të birit, me një premtim, që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja. “Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

Nga ana tjetër Fatma ka zgjehdur të heshtë deri më tani, duke u fokusuar tek angazhimet e saj, por edhe tek roli si mama i Noah të vogël

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE