Protesta për vdekjen e 32 vjeçarit, qytetarët zhvendosen te Kryeministria

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta për vdekjen e 32 vjeçarit, qytetarët zhvendosen te Kryeministria

Është mbajtur protesta e dytë nga shoqëria civile për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ai ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat nga policia e Tiranës.

Me qindra qytetarë në këtë protestë kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes, vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Nën sloganin “drejtësi për Learin”, të rinjtë ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit, ndërsa hodhën edhe miell mbi efektivët e policisë në këtë protestë. Fillimisht, ata u mblodhën pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë.

Për vdekjen e Lear Kurtit, tre policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 3 u pezulluan nga detyra. Bëhet fjale për efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin pasi në Spitalin e Traumës u transportua nga një tjetër patrullë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49174 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE