Seria A në Digitalb/ Nisin transmetimet e ndeshjeve të kampionatit italian të futbollit

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seria A në Digitalb/ Nisin transmetimet e ndeshjeve të kampionatit italian të futbollit

Nga kjo e shtunë më 19 gusht starton Seria A në DigitAlb duke i dhënë mundësinë të gjithë publikut shqiptar kudo që ndodhet, në formën më të thjeshtë të mundshme aksesin në kampionatin që të gjithë duan.

Në platformën më të dashur të shqiptarëve prej datës 19 gusht do të keni mundësinë ta ndiqni, pa humbur asnjë sfidë dhe në mënyrën më profesionale të mundshme të shihni garën e klubeve të Serisë A për Skudeton e famshme që të gjithë kërkonin prej kohësh, tashmë Milan, Inter, Juventus, Napoli, Roma, Lazio dhe gjithë te tjerët…rikthehen aty ku e meritojnë, në Digitalb, në të gjitha shtëpitë tuaja.

E me gjithë këtë dhuratë të liderit digital shqiptar, aty do të vazhdoni të ndiqni kudo që luhet futboll në glob, më e madhja Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, kampionati holandez Eredivis dhe realitetin më të ri të futbollit botëror Saudi League, kampionati i bujës së madhe të kësaj vere, me emrat e futbollistëve më të mëdhenj evropianë të transferuar atje.

Por asgjë nuk mbaron këtu, Emocionet e Europa League, Conference League, Nations League, të gjitha Kupat evropiane, e shumë sporte të tjera.

Dy përfaqësueset e Kombit tonë; Kuqezinjtë dhe Dardanët, drejt misionit historik Euro2024, si dhe përballjet e gjigantëve të kontinentit në Kualifikueset Evropiane.

Të gjithë shqiptarët kudo ndodhen do të gjejnë buqetën më të plotë të kanaleve shqiptare e të Kosovës, si dhe ekskluzivisht kanalet Kombëtare Top Channel, me show, spektakël e informacion pa pushim gjatë gjithë vitit.

Tashmë platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezente kudo, nëpërmjet transmetimeve tokësore, satelitore dhe përmes internetit me Aplikacionin DigitAlb, i cili mund të aksesohet direkt nga bashkëkombësit tanë në Amerike, Kanada, Australi, Evropë dhe gjithë botën.

Digitalb ju pret në çdo pikë shitje të autorizuar si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE