Vriten dy pilotë rusë pas përplasjes së avionit në një ndërtesë banimi

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vriten dy pilotë rusë pas përplasjes së avionit në një ndërtesë banimi

Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese banimi në qytetin siberian, Irkutsk, më 23 tetor, duke vrarë të dy pilotët, thanë autoritetet.

“Nuk ka viktima në mesin e popullatës”, tha Ministria ruse për Situata Emergjente.

Zyrtarët thanë se avioni luftarak i llojit Sukhoi SU-30 u rrëzua teksa po zhvillonte një fluturim trajnues.

Ky incident vjen disa ditë pasi një avion tjetër luftarak rus u përplas pranë një ndërtese banimi në qytetin Jevsk, në Detin Azov, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Guvenatori i Irkutskut, Igor Kobzev, tha se avioni u rrëzua mbi një shtëpi dykatëshe, duke shkaktuar zjarr. Kobzev konfirmoi se nuk ka viktima në mesin e banorëve të këtij qyteti.

Avioni u rrëzua në qytetin rus Jeisk, në rajonin jugperëndimor të Krasnodar Krai.

Ky rajon gjendet në kufirin midis Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, që Moska aneksoi paligjshëm më 2014.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Emergjencave, edhe 15 persona janë plagosur.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se pilotët kanë arritur të katapultohen dhe kanë raportuar se shkaku i rrëzimit ishte një zjarr që shpërtheu në njërin prej motorëve të fluturakes gjatë nisjes.

“Në vendin ku avioni Sukhoi Su-34 u rrëzua, në një zonë të banuar, karburanti i fluturakes u përfshi nga zjarri”, tha ministria.

Megjithatë, banorët lokalë thanë se është dëgjuar shpërthim pas rrëzimit të avionit dhe më pas avioni u përfshi nga flakët, duke sugjeruar se kanë shpërthyer municionet që gjendeshin në fluturake.

Sipas shërbimeve emergjente, që janë cituar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi, flakët kanë arritur në katin e pesë deri në nëntin të ndërtesës.

Guvernatori rajonal, Veniamin Kondratyev, tha në Telegram se të gjitha njësitë e zjarrfikësve dhe të shpëtimit në këtë rajon, po punojnë që të shuajnë zjarrin.

Sipas informacioneve, 17 banesa janë prekur nga zjarri, tha Kondratyev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëzuar zyrtarët që të japin të gjithë ndihmën e nevojshme për qytetarët e prekur dhe ka urdhëruar guvernatorin e Krasnodar Krai, kreun e Ministrisë së Emergjencave dhe atë të Shëndetësisë që të shkojnë në vendin e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE