Aksidenti në Lezhë-Laç, ndërron jetë këmbësori 75 vjeçar!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti në Lezhë-Laç, ndërron jetë këmbësori 75 vjeçar!

Një aksident është shënuar ditën e sotme në kryqëzimin e Shënkollit, ku një kamion ka përplasur për vdekje këmbësorin.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se këmbësori 75-vjeçar i identifikuar si Jak Gjergji ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike nga plagët e marra.

Bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur dhe më pas është gjetur poshtë kamionit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa shoferi me iniciale B. T. është shoqëruar në komisariat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49164 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE