Si ta kuptoni ‘buzëqeshjen depresive’…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ta kuptoni ‘buzëqeshjen depresive’…

Termi ‘buzëqeshje depresive’ nënkupton personat që shfaqen të lumtur për të tjerët, ndërkohë që vuajnë nga brenda. Ka njerëz që nuk i dallojnë simptomat e depresionit. Edhe pse disa njerëz nuk shfaqin interes, nuk kanë dëshirë për të ngrënë, nuk kanë humor sërish vazhdojnë jetën normalisht. Nga mjekësia kjo njihet si “depresion i qeshur”.

Njerëzit herë pas here përpiqen ta kamuflojnë duke i vendosur pikërisht këtë maskë simptomave që po përjetojnë. Ata ngrihen çdo mëngjes, vishen, shkojnë në punë dhe vazhdojnë të ndërveprojnë me të tjerët pavarësisht si ndihen nga brenda. Kjo lloj buzëqeshjeje është në vetvete një emër tjetër për të quajtur depresioninose një mërzitje kronike që ndikon në çrregullimin e gjumit, ndryshimet e oreksit apo ndjesi të tjera si frikëra apo atake paniku.

Si ta kuptojmë nëse kemi një ‘buzëqeshje depresioni’ ose jo? Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, por janë shumë shenja dhe simptoma nga të cilat mund t’i kuptojmë. Nëse ndiheni pa energji, çdo ditë është e njëjta gjë dhe nuk e kuptoni pse, kjo do të thotë që ka diçka që nuk shkon me gjendjen tuaj emocionale. Trajtimi mund të fillojë me pranimin e hapur të problemit.

Ashtu si shumica e çrregullimeve, depresioni i qeshur është gjithashtu i shërueshëm. Përveç këshillimit profesional ose psikoterapisë, trajtimi mund të fillojë me pranimin e hapur të problemit. Zgjidheni një anëtar të ngushtë të familjes ose ndonjë mik të afërt dhe flisni për ndjenjat tuaja. Diskutimi i hapur dhe ndarja e ndjenjave është një element kyç në luftën me mendimet depresive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE