Rama në Izrael, në fokus: Sulmet kibernetike dhe bashkëpunimin ekonomik!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama në Izrael, në fokus: Sulmet kibernetike dhe bashkëpunimin ekonomik!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot vizitën zyrtare në Izrael. Këtë të hënë Rama e zhvilloi me presidentin izraelit Isaac Herzog.

“Jam shumë i sigurt që turistët kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do e shijojnë shumë, ndërsa do të ndihen si në shtëpi. Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për hebrenjtë’, u shpreh presidenti i Izraelit gjatë takimit.

Pas presidentit, Rama u takua edhe me kryetarin e kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Mickey Levy si dhe me liderin e opozitës izraelite, Benjamin Netanyahu.

Të dielën, kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid dhe me ministrin e ministrin e Financave, Avigdor Liberman.

Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.

Vizita vjen pak javë pasi Shqipëria kaloi sulmin kibernetik nga hakerat Iranianë që për disa ditë me radhë bllokuan thuajse të gjitha sistemet shtetërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE