Sfidon ligjin e gravitetit, ju prezantojmë hotelin me arkitekturën më të veçantë “kokëposhtë”!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sfidon ligjin e gravitetit, ju prezantojmë hotelin me arkitekturën më të veçantë “kokëposhtë”!

Në vendin e vogël në Alpet e Tirolit, vend i skive në lartësinë prej 1.350 metrash mbi nivelin e detit, inspirimi gjendet gjithandej, në natyrën e mrekullueshme e cila e rrethon dhe në fshatrat piktoreske me shtëpi si në përralla. Pikërisht i tillë është fshati malor, i cili ishte frymëzim i arkitektëve për këtë dizajn origjinal.

I gjithë koncepti i kësaj ndërtese luan me shikimin e horizontit dhe perceptimin e këndeve me kokë poshtë. Realizimi i strukturës asimetrike, që bazohet në gravitacion ishte një sfidë e veçantë. Në zonën shtyllave të ndërtesës arrihet drejtpërdrejt nga objekti kryesor i hotelit, nëpërmjet platformës së ngritur 15 metra mbi tokë, ndërsa rruga vazhdon në shtegun e varur.

Objekti është i ndarë në shumë mikrostruktura, të cilat gjenden mbi dhe nën platformën prej çeliku. Shtylla e konstruksioneve mban platformën, si edhe dy shtylla të mëdha prej çeliku, të veshura me material druri, kështu që duken si trungje pemësh. Objekti ka një kapacitet prej 27 personash dhe ndarja vizuale gjithashtu është edhe në trajtimin e privatësisë, niveli i sipërm është me spa, tip i hapur, ndërsa zona e poshtme më intime dhe më e mbyllur.

Në nivelin e sipërm, i cili gjendet mbi platformë, në shtëpiza të kthyera në mënyrë të rregullt, janë të vendosura dy pishina, dushe panoramike dhe kabina zhveshjeje. Në nivelin e poshtëm, ka dy sauna, dushe dhe një pishinë të tretë panoramike të jashtme. Me ndjesinë e të qendruarit pezull 20 metra mbi tokë, qendra e wellness-it ofron një pamje panoramike 360 gradë dhe kënaqësi të plotë të natyrës magjepsëse, e cila është fokusi i vazhdueshëm.

Rikujtojmë se, qyteti gjerman i Wuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta të metrosë në botë. Hekurudha që gjarpëron nëpër qytet, kalon sipër rrugëve e lumenjve, duke i dhënë mundësi pasagjerëve të shijojnë panoramën e vendit. Gjithçka filloi në vitet 1880, në epokën e të ashtuquajturës, epoka e industrializimit të Gjermanisë. Sipërmarrësi dhe inxhinieri, Eugen Langen, kishte eksperimentuar me një hekurudhë që qëndronte “pezull”, për të mundësuar lëvizjen e mallrave në fabrikën e tij të sheqerit në Këln. Qyteti Wuppertal vendosi të vinte në zbatim këtë lloj hekurudhe, ku treni qëndron “kokëposhtë”, për shkak të relievit të komplikuar të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE