Rivale me njëra-tjetrën, flasin Enxhi Nasufi dhe Arnita Beqiraj në DWTS!

vovalbania November 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rivale me njëra-tjetrën, flasin Enxhi Nasufi dhe Arnita Beqiraj në DWTS!

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Një ‘luftë’ e heshtur dhe paraprake supozohet se po zhvillohet midis dy konkurrenteve, Arnita Beqiraj dhe Enxhi Nasufi, për vetë faktin se të dyja mendohet se mund të jenë pretendente për të fituar në këtë spektakël. Në këtë mbrëmje, Valbona Selimllari i dha Arnitës 9 pikë, Lori Bala 7 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë dhe Olta Gixhari 8 pikë. Nga ana tjetër, Enxhi Nasufi rrëmbeu tre 10-ta nga juria e “Dancing With The Stars me freestyle-n, duke marrë një rezultat total prej 38 pikësh.

Deri javën e kaluar, vajzat ishin “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, duke pasur një rezultat prej 162 pikë. Enxhi sot shkoi me 200 pikë dhe Arnita në 192 pikë. Moderatori Eno Popi u shpreh se tashmë mund të flitet rreth një konkurrence reale mes tyre. Enxhi u shpreh:

Është konkurrencë, por është konkurrencë e shëndetshme. Ku nuk ka konkurrencë, nuk ka ambicie dhe ndryshim. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE