Armina Mevlani tregon vendin që zgjodhën me Shkëlzenin për “muajin e mjaltit”

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armina Mevlani tregon vendin që zgjodhën me Shkëlzenin për “muajin e mjaltit”

Më 25 shtator, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë, duke organizuar një dasmë madhështore. Ata ftuan mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të ndryshëm nga politika, ekrani dhe muzika.

Mirëpo, të gjithë janë kurioz se ku e bëri çifti muajin e mjaltit. Këtë të mërkurë, Armina zbuloi se nuk ka qenë një muaj mjalti i mirëfilltë, por një fundjavë, një rikthim në vendin e saj dhe të Shkëlzenit, pikërisht pranë liqenit të Komos.

“Kaluam një fundjavë, u rikthyem në atë identitetin tonë sepse kishim dhe përvjetorin në Como, me 10 miqtë tanë të ngushtë. Shumica ishin të mitë. Shkuam tek i njëjti vend, shkëmbyem betimet dhe bëmë një set fotografik që do të dalë së shpejti. Duhet të riktheheshim atje se kjo e Tiranës ishte shumë e madhe, duhej diçka më intime”, u shpreh në “Goca dhe Gra”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE