Një vit nga hyrja në “Big Brother VIP”, Einxhel: Gjithçka ndryshoi në jetën time

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një vit nga hyrja në “Big Brother VIP”, Einxhel: Gjithçka ndryshoi në jetën time

Si sot një vit më parë, moderatorja Einxhel Shkira u bë pjesë e “Big Brother VIP”. Duket se kjo eksperiencë i ndryshoi asaj tërësisht jetën dhe këtë e ka treguar edhe vetë bukuroshja përmes një postimi në Instagram.

Einxhel ka ndarë një foto nga momenti para se të hynte në shtëpinë e famshme dhe padyshim vëmendje kanë tërhequr gërshetat e saj.

“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që gjatë aventurës së saj në “Big Brother VIP”, Shkira krijoi një lidhje dashurie me DJ Dagz.

Çifti që po vazhdojnë të shijojnë romancën së shpejti do të bëhen për herë të parë prindër të një djali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE