Surprizon Maserati, publikon më herët se ç’pritej modelin tërësisht elektrik, GranCabrio!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon Maserati, publikon më herët se ç’pritej modelin tërësisht elektrik, GranCabrio!

Teksa publiku pret modelet e ardhshme Grecale dhe GranTurismo Folgore BEV të Maserati-t, prodhuesi i makinave luksoze italiane është duke punuar shumë për një model të tretë tërësisht elektrik, GranCabrio. Maserati publikoi disa imazhe të këtij prototipi të konvertueshëm tërësisht elektrik përpara publikimit të tij diku vitin e ardhshëm.

Siç bëhet e ditur, Maserati është një prodhues automobilistik italian që ekziston që nga Lufta e Parë Botërore, por aktualisht operon ‘nën ombrellën’ e Stellantis. Gjatë një eventi të vitit 2020, Maserati prezantoi një markë të re “Folgore” të automjeteve të elektrizuara që do të zbatohej deri në vitin 2025.

Fillimisht, përkufizimi i Maserati për “makina elektrike” nënkuptonte automjete hibride dhe plotësisht elektrike, por prodhuesi italian i automjeteve u orientua drejt strategjisë së rinovuar të elektrifikimit të Stellantis, duke sqaruar se do të ofrojë një version BEV të secilit prej modeleve të tij deri në vitin 2025.

Maserati nisi angazhimin e saj në BEV marsin e kaluar kur prezantoi dy modele që do të vinin në vitin 2023, Grecale Folgore SUV dhe GranTurismo Folgore. Prodhuesi i automjeteve tregoi Grecale Folgore në pranverë, e ndjekur nga pamjet video të GranTurismo Folgore elektrik shtatorin e kaluar. Derisa fansat e markës presin që këto modele të mbërrijnë në vitin 2023, Maserati ka filluar të ngacmojë me modelin e tij të tretë GranCabrio.

Ndërkaq, rikujtojmë se Maserati e ka çuar në një nivel krejt tjetër makinën MC20, që e prezantoi në fund të vitit 2020. Rezultati është Project24, një model që do të prodhohet në vetëm 62 njësi dhe që do të mund të përdoret vetëm në pista, jo në rrugë.

“Perla” e re e Maserati do të jetë vetëm për miliarderët që duan të provojnë adrenalinën e cirkuiteve. Motori i Maserati Project24 do të ketë 740 kuaj fuqi, ndërkohë që vetë makina do të jetë shumë e lehtë, me një peshë prej më pak se 1250 kg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE