Futboll, sot miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futboll, sot miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri!

Sot më 18:30 me orën lokale e 16:30 sipas orës sonë, luhet miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, në “Al Nahyan Stadium” të Abu-Dabit. Pasditen e së hënës, kombëtarja shqiptare e futbollit udhëtoi drejt Abu-Dabit, ku mbërriti në orët e vona të mbrëmjes dhe u akomodua në hotel.
Me grupin kuqezi janë bashkuar Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati e Gentian Selmani.

Pas akomodimit, skuadra zhvilloi një seancë teorike e analizë video dhe dje pasdite më 18:00 me orën tonë, përfaqësuesja zbriti në fushën e stadiumit “Al Nahyan” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores, ku morën pjesë të gjithë futbollistët e ftuar për këtë test.
Trajneri Edoardo Reja ka pasur mundësi të provojë formacionin e ndeshjes, si edhe vendosje të ndryshme taktike në fushë. Grupi është i plotë e për fat të mirë nuk pati probleme fizike për lojtarët e grumbulluar.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dabi, kuqezinjtë u rreshtuan me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë Kastrati, treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen Albion Marku e Andi Hadroj.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit e shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës. Kujtojmë se kjo sfidë nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve, të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s.

Kombëtarja e nisi grumbullimin që të shtunën e kaluar në Durrës, ndërsa shumica e lojtarëve të ftuar për këtë miqësore vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar dhe një pjesë e vogël, nga kampionate të huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE