“Do e mbështes gjithmonë Kosovën në këtë pikë…”, Vuçiç tregon për çfarë është pro

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç: Po shtohet trysnia ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot, duke komentuar faktin se kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, vlerësoi Prishtinën për punën e palodhur dhe përkushtimin e saj ndaj reformave evropiane, se ai nuk ka asgjë kundër Prishtina që të ketë një regjim pa viza.

Sipas Tanjug, Vuçiç ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës ku çuditërish u shpreh pro.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj më gjatë”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e von der Leyen.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE