Sulm me thikë në një supermarket në Milano, 1 viktimë, 5 të plagosur rëndë, mes tyre dhe futbollisti i Serie A

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm me thikë në një supermarket në Milano, 1 viktimë, 5 të plagosur rëndë, mes tyre dhe futbollisti i Serie A

Një viktimë dhe pesë të plagosur nga sulmi me thikë në qendrën tregtare “Milanofiori” pranë Assago (Milano) në Itali. Pasditen e së enjtes rreth orës 18:30 një person sulmoi me thikë klientët në supermarket, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur pesë të tjerë, katër mes të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Agresori 46 vjeçar është arrestuar nga policia, me mediet përtej Adriatikut që tregojnë se ai vuante nga depresioni dhe më herët ka qenë nën kujdesin mjekësor. Ndërhyrja e klientëve të tjerë ka bërë që masakra të mos ishte më e madhe, teksa ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme.

Mes të plagosurve rëndë është edhe mbrojtësi i Monza në Serie A, Pablo Mari. Ai u transportua në spital me urgjencë dhe sipas raportimeve të para është i vetëdijshëm por ende nuk e ka kaluar gjendjen kritike. Në spital për të vizituar mbrojtësin 29 vjeçar që është i huazuar nga Arsenal ka qenë edhe Adriano Galliani, drejtori i Monza.

“Ishim në lokal dhe menduam se ishte një grabitje sepse pamë disa djem dhe një zonjë duke vrapuar, më pas pamë gjithnjë e më shumë njerëz me fytyra të mërzitura dhe kuptuam se kishte ndodhur diçka e rëndë”, tregojnë dëshmitarët e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE