Ukraina kundërshton sugjerimin turk për të zbutur qëndrimin e Kievit për marrëveshjen e grurit!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina kundërshton sugjerimin turk për të zbutur qëndrimin e Kievit për marrëveshjen e grurit!

Një zyrtar i lartë ukrainas hodhi poshtë sugjerimin e Turqisë për të zbutur qëndrimin e Kievit për të rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Ai tha se Ukraina nuk do të mbështesë lehtësimin e sanksioneve për Moskën ose një politikë “zbutëse”.

“Le të jemi realistë dhe të ndalojmë së diskutuari opsione që nuk ekzistojnë, aq më pak të inkurajojmë Rusinë të kryejë krime të mëtejshme”, tha këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.

Ai i bëri këto komente kur iu kërkua të fliste për komentet e bëra nga Presidenti turk, Tajip Erdogan, të hënën pas bisedimeve me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditën e sotme i ka falenderuar dhe u ka dhënë medalje ari ushtarëve më të mirë të Ukrainës.

Zelensky tha se ai kishte biseduar me gjeneralin Syrskyi, komandantët dhe ushtarët ukrainas, duke shtuar se të gjitha çështjet do të jenë në axhendën e Shtabit të Përgjithshëm.

“Luftëtarët tanë të fortë në sektorin e Bakhmutit. Brigadat 93, 28 dhe 92. Së bashku me gjeneralin Syrskyi, biseduam me komandantët dhe ushtarët. Të gjitha çështjet do të jenë në axhendën e Shtabit të Përgjithshëm. Kam shpërblyer luftëtarët më të mirë dhe i falenderova të gjithë ata që luftojnë për Ukrainën”, shkroi Zelensky në X, ish Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE