Javën e shkuar rrezikoi eliminimin/ Irini Qirjako dhe Eltioni marrin kritika nga juria e Dancing With The Stars

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Javën e shkuar rrezikoi eliminimin/ Irini Qirjako dhe Eltioni marrin kritika nga juria e Dancing With The Stars

Këngëtarja Irini Qirjako dhe partneri i saj Eltioni erdhën këtë mbrëmje me një tango në skenën e Dancing With The Stars, ndërsa javën e shkuar rrezikoi eliminimin.

Këtë të premte me temë mbrëmjen e Halloween-it, Irini u duk më sensuale, edhe pse mori kritika nga juria.

“Në fillim më pëlqeu shumë pjesa e fillimit, por do doja të bëja një shkëputje zyrtare nga shkolla e kërcimit dhe jam futur në Dancing, po bëhesh shumë e parashikueshme dhe në art parashikueshmëria është vrasje”, tha Dalina.

“Në tango duhet të ishte shumë serioze, të mori një gabim dhe pse e bëra, herën tjetër içik më forcë them unë”, tha Armandi.

Ajo arriti të rrëmbente vetëm 15 pikë nga juria.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Sonte gara ndryshon në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE