Inflacioni na rriti shpenzimet! Familjet shqiptare ulin shpenzimet për ushqime

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritja e çmimeve/ Mbi 80% nga ekonomia e brendshme

Vitin e kaluar kur inflacioni ishte nw nivelin mw tw larte nw 24 vite, INSTAT thotë se shpenzimet e një familje shqiptare u rritën mesatarisht me 4.5%. Niveli ishte më i ulët se norma mesatare e inflacionit vitin e kaluar, por kontradiktor është fakti se familjet shqiptare harxhuan më shumë për restorante dhe hotele, naftë si dhe pije alkoolike e duhan, ndërsa shpenzimet u ulën për grupin e ushqimeve.

Mesatarisht një familje me katër persona në Shqipëri shpenzoi 88 367 lekë për të plotësuar nevojat mujore. Edhe pse me ulje grupi kryesor ku shpenzohen lekët e familjarëve vijojnë të jenë ushqimet me 39.7% të totalit. INSTAT bën me dije se familjet harxhuan më së shumti për mishin, bukën dhe qumështin, vezën dhe nënproduktet.

Rritja e shpenzimeve më pak se norma e inflacionit tregon për tkurrje të konsumit tek familjet shqiptare, por edhe faktin se kriza e inflacionit i detyroi të shpenzonin për grupe të tjera me hotelet dhe restorante, transportin, pijet alkoolike dhe duhanin që patën rritjen më të fortë. Ndërkohë familjet patën edhe më pak shpenzime për shëndetin vitin e kaluar, pas rritjes së ndjeshme që ndodhi në dy vitet pandemike.

Sa i përket qarqeve shihet se ka pabarazi të lartë për shpenzimet që bëhen ndërmjet familjeve. Në tiranë një familje harxhon mesatarisht 104 mijë lekë ndërsa në Dibër, rajoni më i varfër 72 mijë lekë, pra një diferencë prej 30 mijë lekësh.

Konsumi familjar pritet të marrë një goditje edhe gjatë këtij viti, ndërsa normat e interesit janë rritur, ndërsa grupi i ushqimeve vijon të qëndrojë në nivele të larta, ndërkohë që në tremujorin e dytë kontributi i konsumit të individëve në ekonomi ishte vetëm 2.2%, ndjeshëm më ulët se vitin e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE