Kjo e shtunë në “Më lër të flas”, nuk duhet humbur!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo e shtunë në “Më lër të flas”, nuk duhet humbur!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë i cili po rezulton gjithashtu shumë i suksesshëm. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Të ftuarit do të jenë Eno Popi, Ingrit Gjoni dhe Stine, të cilët me siguri do të thonë shumë të pathëna në intervistat e tyre ekskluzive për vëllezërit Veshaj. Mbrëmjen e së shtunës do të ketë veç rrëfimeve ekskluzive, edhe lojëra që nuk duhet t’i humbisni!

Ndërkohë, ju kujtojmë se në episodin e kaluar, ishte një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it që u lidhën së bashku gjatë eksperiencës së tyre në ‘Big Brother VIP’. Sarah dhe Dj PM na zbuluan më shumë për raportin e tyre.

E ftuara e dytë në këtë episod të “Më lër të flas” ishte këngëtarja e njohur Nora Istrefi e cila nuk ka dalje të shumta publike sidomos në intervista ndaj dhe kurioziteti për të është i madh dhe sot na ka zbuluar shumë gjëra që nuk dinim rreth artistes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49683 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE