Më 9 nëntor, Kombëtarja luan miqësore me Katarin!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më 9 nëntor, Kombëtarja luan miqësore me Katarin!

Muajin e ardhshëm, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë një miqësore të tretë, krahas atyre ndaj Italisë më 16 nëntor dhe Armenisë, tre ditë më pas, më 19 nëntor e tashmë të zyrtarizuara prej disa ditësh.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF bën të ditur se Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Katarin në ndeshjen që pritet të luhet më 9 nëntor në Marbella të Spanjës e që do të nisë në ora 18:30.

Të dyja federatat arritën marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve. Dueli i parë mes Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve, me gola të shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e Euro “Francë 2016”. Miqësorja u mbyll me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare, me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani e Armando Sadiku.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ndodhi në miqësoren me Arabinë Saudite. Ky test do të jetë një mundësi shumë e mirë për të testuar e për të parë në aksion elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE