Zhvillimet në Kuvend, Gazment Bardhi reagon ndaj kryeministrit Rama!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhvillimet në Kuvend, Gazment Bardhi reagon ndaj kryeministrit Rama!

Gazment Bardhi reagoi lidhur me qëndrimin e shprehur nga kryeministri Edi Rama për seancën e sotme në Kuvend ku mes kaosit e tymueseve u miratua në parim pr.Buxheti i vitit të ardhshëm.

Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar.

Për zhvillimet në Parlament, shefi i qeverisë u shpreh se “opozita ka prekur fundin”. Në një postim në X shkroi:

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

Duhej të ishte maratonë për shkak të diskutimeve dy-ditore të planifikuara, por zgjati vetëm pak minuta seanca më e rëndësishme ekonomike e vitit në Kuvend e ku sërish u shënua kaos nga opozita. Me 73 vota pro, Parlamenti miratoi në parim pr.Buxhetin e vitit të ardhshëm. Deputetët e mbledhur rreth Sali Berishës e Gazment Bardhit shkuan më herët në mjediset e selisë së Parlamentit ku para hyrjes në sallë iu nënshtruan kontrolleve të efektivëve të Gardës. Me tone të ashpra, Gazment Bardhi debatoi me ta:

S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor! Për ça i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo?

Pavarësisht kontrolleve, demokratët sërish ndezën tymuese ndërsa në sallë gjendej edhe kryeministri Edi Rama.  Kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu drejtua Flamur Nokës, duke i komunikuar përjashtimin, pasi ndezi tymuesen. Më herët, deputetët grumbulluan karrige përreth foltores, por nuk u lejuan nga Garda ta zaptonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE