Vakanca në Kushtetuese, Ibrahimi, Vorpsi, Marku më të vlerësuarit nga KED!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vakanca në Kushtetuese, vlerësimi i tre kandidatëve nga KED!

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë shqyrtimin e tre kandidaturave për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Sipas renditjes bazuar në pikët më të larta, kryeson si i përzgjedhur i pari, Gent Ibrahimi, i ndjekur nga Arta Vorpsi dhe Arta Marku, si përzgjedhje e tretë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, KED bën të ditur:

Në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat”.

Gent Ibrahimi (88.38 pikë) është përzgjedhur i pari për anëtar të Kushtetueses, ndërsa Arta Vorpsi (88.22 pikë) është përzgjedhur e dyta. Arta Marku (82.66 pikë) është përzgjedhja e tretë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet:

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do t’i dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE