Atentati brenda te rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë, 39 vjeçari u qëllua me breshëri nga një Audi i zi

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentati brenda te rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë, 39 vjeçari u qëllua me breshëri nga një Audi i zi

Tiranë – Një ekzekutim mafioz ka tronditur në mesnatë Tiranën. Viktimë ka mbetur Briken Sanaj, rreth 39 vjeç nga Lezha.

Burime për noa.al informuan se 39-vjeçari po qëndronte në një nga rrugicat te ‘Kodra e Diellit’ kur iu afrua një Audi i zi. Një person ka qëlluar me breshëri nga dritarja duke e lënë të vrarë në vend.

Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Ndërkohë që dikush tjetër ka tentuar që t’i shpëtojë jetën dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu ka mbërritur pa jetë në dyert e spitalit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Një grup hetimor ka administruar provat në vendin e ngjarjes. Njëkohësisht do administrohen edhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty përreth me synimin për të identifikuar dhe kapur autorët.

Ende mbeten mister arsyet e kësaj vrasjeje.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet, tha Policia e Tiranës.

Mësohet se Briken Sanaj njihej nga rojet e rezidencës me identitetin Anton Gjini, por në dokumentet zyrtare emri i tij është Briken Sanaj.

I ndjeri jetonte prej një viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku mbrëmjen e kësaj të diele u ekzekutua me armë zjarri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE