“Pazar” me shëndetin, sekuestrohen mbi 1 miliardë dollarë fonde të vjedhura nga ndihmat për COVID-19!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pazar” me shëndetin, sekuestrohen mbi 1 miliardë dollarë fonde të vjedhura nga ndihmat për COVID-19!

Departamenti i Drejtësisë ka sekuestruar mbi 1.4 miliardë dollarë të vjedhura nga fondet e ndihmës për të përballuar pasojat e pandemisë. Në të gjithë vendin po hetohen mbi 3 mijë të akuzuar për vjedhjet. Drejtësia amerikane bëri të ditura rezultatet e hetimeve në mbarë vendin për të luftuar mashtrimet me ndihmat gjatë periudhës së pandemisë. Akuza federale janë ngritur kundër 371 të dyshuarve për vepra që lidhen me mashtrime që kapin vlerën mbi 836 milionë dollarë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, gjithsej 119 të pandehur u deklaruan fajtorë ose u dënuan. Shtetet e Bashkuara po hetojnë shumë raste mashtrimi të lidhura me programet e ndihmës së qeverisë. Ka të ngjarë që të jenë vjedhur mbi 200 miliardë dollarë nga programet e ndihmës kundër COVID-19 të qeverisë amerikane, sipas një agjencie federale.

Në përpjekje për të përshpejtuar ndarjen e fondeve për pandeminë, Administrata e Biznesit të Vogël kishte ulur masën e kontrollit. Në shtator të vitit 2022, inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Punës tha se mashtruesit ka të ngjarë të kenë vjedhur 45.6 miliardë dollarë nga programi i ndihmave për të papunët gjatë shpërthimit të koronavirusit duke përdorur taktika të tilla si aplikimi në emër të individëve të vdekur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48674 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE