E pabesueshme por e vërtetë, 8-vjeçari ngjit me sukses majën El Capitan!

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pabesueshme por e vërtetë, 8-vjeçari ngjit me sukses majën El Capitan!

Një 8-vjeçar është bërë së fundmi personi më i ri në botë që ngjiti me sukses majën El Capitan, një shkëmb 1000 m në Yosemite. Sam Baker, nga Kolorado Spring, është trajnuar nga babai i tij që në moshën 2-vjeçare dhe pikërisht për t’u ngjitur në El Capitan, kishte dy vjet që ushtrohej.

Babai i djalit, Joe Baker, postoi në rrjetet sociale mesazhin se skuadra e ngjitjes me 4 persona kishte arritur e sigurt në majën e shkëmbit.

Çfarë jave e mrekullueshme! Unë jam shumë krenar për Sam. Ai përfundoi ngjitjen me litar në ElCap. Për disa vite ai mund të kthehet duke thyer më shumë rekorde. 

Por Joe u përball me kritikat e shumë fansave sipas të cilëve ai kishte rrezikuar seriozisht jetën e djalit tij me këtë aventurë të pamenduar mirë. El Capitan konsiderohet kryesisht si një vend që vetëm alpinistët me përvojë duhet të rrezikojnë, por Sam dukej i sigurt se trajnimi i tij tre javor do të shpërblehej për këtë ngjitje të vështirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE