Një person shumë i veçantë arriti që të surprizojë Romeo Veshajn në xhirime!

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një person shumë i veçantë arriti që të surprizojë Romeo Veshajn në xhirime!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Këtë sezon ka nisur përsëri emisioni shumë i ndjekur nga të gjithë “Më lër të flas”, i cili moderohet nga Romeo dhe Donaldi e deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara. Vetëm pak më parë Romeo ka postuar në Instostory një video, ku na ka treguar se dikush shumë i rëndësishëm për të e ka surprizuar gjatë xhirimeve të emsionit dhe është pikërisht babai i tij. Romeo ka postuar një video me të duke e përqafuar dhe ka shkruar:

Shikoni kush më erdhi mua…

Të ftuar në puntatën e kaluar të emisionit ishin moderatori, Eno Popi dhe artistët, Ingrit Gjoni dhe Stine, të cilët na treguan shumë të pathëna në intervistat e tyre ekskluzive për vëllezërit Veshaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE