Shuhet aktori i njohur i serialit “Sex and the City”, Eddie Driscoll!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet aktori i njohur i serialit “Sex and the City”, Eddie Driscoll!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit aktori i serialit të njohur “Sex and the City”, Eddie Driscoll. Lajmin e zbuloi kolegu i tij Jimmy Palumbo, duke treguar se vdekja kishte ndodhur më 15 dhjetor në Los Anxhelos.

Driscoll njihet për rolet e tij në shumë seriale, duke përfshirë Desperate Housewives, The Last Ship dhe CSI: Miami. Shkaku i vdekjes, sipas Hollywood reporter ishte nga një emboli pulmonare, pasi i ndjeri luftoi gjatë me kancerin në stomak. Eddie Driscoll u shfaq në një episod të ‘Sex and the City’ në vitin 2000, ku ai luajti Fendi Man.

Ai gjithashtu u shfaq në një episod të ‘Mad Men’ në 2014 dhe serialin e dashur dramatik 24 në 2007. Driscoll ishte më i njohur për rolin e tij në The Last Ship, ku luajti Randall Croft. Ai u shfaq në shtatë episode të serialit në vitin 2016. Po ashtu është shfaqur në Entourage, LA Noire, Days of Our Lives, Outlaw dhe This Is Us.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE