“Janë ekspozuar agjentët e SHISH, mes tyre gazetarë!”/ Artan Hoxha: Shefi i SHISH ka një vit që bën kurs në SHBA!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Janë ekspozuar agjentët e SHISH, mes tyre gazetarë!”/ Artan Hoxha: Shefi i SHISH ka një vit që bën kurs në SHBA!

Artan Hoxha ka folur për hakerimin e SHISH dhe publikimin e databazës që përmban punonjësit e këtij institucioni, mes tyre agjentë të kundërzbulimit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se hakerimi i këtij institucioni ekspozon shumë njerëz dhe është i rëndë, por shtoi se kryeministri e trajton SHISH si një agjensi të rëndomtë.

Gazetari përmendi edhe faktin se kreu i SHISH, Helidon Bendo, ndodhet në SHBA dhe do të qëndrojë një vit për kurs.

“Rama ka të drejtë që thotë nuk na ka marrë gjë hakerat. Ai e trajotn SHISH-in si agjenci të rëndomtë. Shefi i Shërbimit ka një vit që është në kurs në SHBA.

Ne sot kemi listën e operativëve. Ai po u dekonspirua, ai është i mbaruar. Unë pashë disa kolegë aty që ishin në listë…

Ata janë dekonspiruar dhe ata nuk kanë më asnjë vlerë. Nëse i ndodh ndonjë gjë atyre ose familjarëve…”, tha ndër të tjera Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE