Operohet Vjosa Osmani!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operohet Vjosa Osmani!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të lehtë. Siç njofton zyra e saj, pas rekomandimit të mjekëve, kryetarja e shtetit duhej të hiqtë tëmthin, një operacion që po sipas njoftimit zyrtar, u përmbyll me sukses. Siç përcakton Kushtetuta për të tilla raste, përgjegjësitë e Presidentes së Republikës i kalojnë përkohësisht kryetarit të Kuvendit, pra Glauk Konjufcës.

Njoftimi i Presidencës së Kosovës

Njoftojmë opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën themelore për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me Kushtetutë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE