Sikur të mos mjaftonte që është gjithë kohës e bullizuar tanimë e dashura e re e Gerard Pique sulmohet në rrugë!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sikur të mos mjaftonte që është gjithë kohës e bullizuar tanimë e dashura e re e Gerard Pique sulmohet në rrugë!

Mesa duket problemet e ndjekin Gerard Pique-n jo vetëm në fushën e futbollit. Clara Chia Morty, e dashura e tij 23-vjeçare është vënë në shënjestër të rrjeteve sociale prej disa muajsh, e akuzuar për shpërbërjen e familjes së futbollistit. Së fundmi, ajo thuhet se është sulmuar edhe në rrugë nga disa persona të panjohur.

Ende nuk ka detaje të tjera, por, sipas mediave spanjolle, Clara nuk shkon më në Kosmos, kompania e Pique, ku është punësuar nga vetë ai. Marty tani ka vendosur të punojë nga shtëpia për të shmangur sytë kureshtarë dhe fyerjet nga kalimtarët. Një nga miqtë e Chia-s ka shprehur se:

Ajo nuk është mirë, po kalon një periudhë të vështirë. Ajo nuk kishte forcë ta kalonte gjithë këtë.

Ndërkaq, edhe Piqué nuk po kalon një periudhë të mirë sa i përket jetës së tij profesionale. Futbollisti 35-vjeçar është larg paraqitjes më të mirë të mundshme në fushë. Shumë nga tifozët e ekipit të Barcelonës kërkojnë që mbrojtësi të largohet nga pozicioni i tij dhe të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.

Tifozët e Barcelonës kanë premtuar se do të dëgjojnë këngët e Shakiras ‘çdo ditë’ në Spotify në një përpjekje për t’i bërë gjërat e sikletshme për Piquen, pasi një model i ri i fanellës shfaqte emrin e saj në pjesën e përparme. Barcelona, e cila sponsorizohet nga Spotify, po bashkëpunon me artistë të mëdhenj të muzikës për dizajne të fanellave. Raportimet në Spanjë kanë sugjeruar se kjo mund të bëhet realitet, duke i bërë gjërat të sikletshme për Piquen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE