Procesi i Berlinit, kancelari Scholz: Europa kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Procesi i Berlinit, kancelari Scholz: Europa kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor!

Në hapje të samitit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha sot se “stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputen nga stabiliteti e prosperiteti i Europës në tërësi”.

Europa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Europës, ndaj të gjithë duhet të rrisim angazhimin për të përmbushur pritshmëritë e ngritura gati 20 vjet më parë në Selanik.

Scholz u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do ta përshpejtojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari gjerman lavdëroi arriten e tre marrëveshjeve që do të nënshkruhen në kuadër të samitit, duke i quajtur “tre hapa të mëdhenj” dhe “të guximshëm” që do t’ua bëjnë më të lehtë, njerëzve në rajon. Në mënyrë të veçantë shprehu falënderime për punën e bërë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në arritjen e marrëveshjeve, si edhe Komisionin Europian për mbështetjen thelbësore të dhënë në këtë proces.

Gjithashtu, Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër e afatgjatë, por 6 kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, iu kërkoi të mënjanojnë konfliktet rajonale.

Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës na detyron të qëndrojmë së bashku për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Europës. Eshtë koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë. Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja pas në rrugën tuaj drejt Europës.

Procesi i Berlinit nisi nga kancelarja Angela Merkel, në vitin 2014. Përveç Gjermanisë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria, në samit marrin pjesë edhe përfaqësues nga vende të mëparshme mikpritëse të Procesit të Berlinit: Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Polonia, Bullgaria, si edhe Greqia, Sllovenia, Kroacia. Po ashtu, marrin pjesë presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, si dhe kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Gjithashtu pritet progres në bashkëpunimin rajonal në fushat e energjisë e klimës, si edhe për emigracionin.

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE