Dita e 191-të e luftës në Ukrainë, fokusi Zaporizhja!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 191-të e luftës në Ukrainë, fokusi Zaporizhja!

Sot është dita e 191-të e luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, rusët nuk lejuan gazetarët ukrainas e perëndimorë të hynin në centralin bërthamor të Zaporizhjas, ndërsa një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore gjendet atje për misionin e dakordësuar. Zyrtarët prorusë në Ukrainë hedhin akuza se Kievi tentoi të infiltronte spiunë në delegacionin e ekspertëve të agjencisë.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri nesër. Inspektorët duhet të verifikojnë dëmtimet e shkaktuara në objekt, referuar operatorit shtetëror të energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali një ditë më parë.

Për më 6 shtator, Rusia kërkon të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po për Zaporizhjan. Një kërkesë që sipas rusëve “vjen në kuadër të bombardimeve të vazhdueshme nga ana e ukrainasve”. Por, Kievi zyrtar po akuzon Rusinë se nga bombat e hedhura, çoi në fikjen e reaktorit numër 5.

Gjithashtu, Moska pret që në takim të ndërhyjnë shefat e OKB-së e të Agjencisë së Energjisë Bërthamore, Antonio Guterres e Rafael Mariano Grossi. Presidenti Zelensky vuri në dukje se mbrojtja e centralit, parandalon katastrofën bërthamore.

Nuk mund të lejojmë rreziqe nukleare!

Qyteti ukrainas Energodar pranë të cilit ndodhet ky central vazhdimisht është nën bombardime. Zaporizhja që nën kontrollin rus ra pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, në shkurt të këtij viti njihet edhe si centrali më i madh bërthamor në Europë. Aty vijojnë të punojnë inxhinierë ukrainas, ndonëse kontrollohet prej forcave pushtuese.

Ndërkohë, qendra e koordinimit të Stambollit në Turqi, autorizoi tetë anije të largohen nga Ukraina me një ngarkesë totale prej rreth 158 mijë tonësh produkte ushqimore, kryesisht vaj luledielli e misër. Destinacione të tyre janë edhe Kina, India e Izraeli, krahas Bullgarisë, Turqisë, Rumanisë e Francës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49874 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE