Zeekr planifikon shitjen e automjeteve elektrike në Evropë vitin e ardhshëm!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zeekr planifikon shitjen e automjeteve elektrike në Evropë vitin e ardhshëm!

Biznesi premium i makinave elektrike i grupit Zhejiang Geely Holding planifikon të shesë automjetin e parë elektrik në Evropë të prodhuar nën markën Zeekr vitin e ardhshëm. Zeekr i bashkohet një liste në rritje të prodhuesve kinezë të automjeteve që kërkojnë të nxjerrin në treg ose zgjerojnë shitjet e automjeteve elektrike në Evropë vitin e ardhshëm, duke përfshirë BYD, Xpeng dhe Great Wall Motors.

Geely, pronar i Volvo-s, Polestar dhe një investitor në Mercedes Benz, lançoi Zeekr në vitin 2021 si një markë premium që synon klientët më të rinj. An Conghui, CEO i Zeekr dhe presidenti i Geely, tha se Geely kishte krijuar Zeekr me synimin për të përmbushur standardet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara që në fillim. An tha se Geely do të tregtojë crossoverin e tij elektrik 001 në Evropë vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë, se së fundmi ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.

Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata. Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE