Celibashi: 2.3 miliardë lekë kushtojnë vendoret e 14 majit/Më 9 prill lista përfundimtare e votuesve!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Celibashi: 2.3 miliardë lekë kushtojnë vendoret  e 14 majit/Më 9 prill lista përfundimtare e votuesve!

2.3 miliardë lekë! Kaq do të kushtojnë zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023. Shifrën e dha sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërsa institucioni që drejton kërkon edhe një fond shtesë prej tre miliardë lekësh, që të votohet elektronikisht në gjashtë bashki të vendit, krahas asaj të Vorës.

Po ashtu, kryekomisioneri zgjedhor, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se synohet të zhvillohet votim elektronik edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër e Fier. Por më parë, kjo kërkon dakordësi mes partive politike. Ndërkohë, sa i përket listës përfundimtare të votuesve që pritet të publikohet më 9 prill po të vitit të ardhshëm, kryekomisioneri siguron se nuk është prekur nga sulmet kibernetike të hakerave iranianë ndaj vendit tonë.

Zgjedhjet e 14 majit do të kushtojnë 2.3 miliardë lekë. Në Vorë do të zhvillohet votimi elektronik. Në gjashtë bashki mund të zgjerohet, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër e Fier. Ne kemi kërkuar që nëse do të ketë votim elektronik, partitë politike duhet të bien dakord. Nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe për gjashtë bashki të tjera, kostoja shkon 3 miliardë lekë.

Në rast se do t’i kemi këto para’ e palët janë dakord që të zhvillohet ky proces do të ketë votim elektronik edhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë.

Nuk ka asnjë lloj problemi për listat e zgjedhjeve, sepse sistemi, baza e të dhënave të votuesve dhe regjistri i gjendjes civile nuk janë ekspozuar.

Në daljen e sotme për mediat, kreu i institucionit që administron zgjedhjet saktësoi edhe se fushata zgjedhore e vendoreve nis në datën 14 prill të vitit të ardhshëm, pra plot një muaj nga data e votimeve lokale, ndërsa 8 maji përbën afatin e fundit në të cilin, televizioneve e çdo institucioni tjetër mund t’iu lejohet për të bërë sondazhe lidhur me parashikimet për fituesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48565 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE