Xheraldina i dedikoi Sarës një këngë që nuk është e Ledrit dhe kjo tregon shumë për marrëdhënien e tyre

vovalbania March 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xheraldina i dedikoi Sarës një këngë që nuk është e Ledrit dhe kjo tregon shumë për marrëdhënien e tyre

Këtë sezon të ri “N’majë t’gjuhës me Xherin” nisi me dy të ftuar shumë specialë. Sara Hoxha dhe Luixhino, treguan gjithçka rreth eksperiencës së tyre në “Dancing With the Stars” ku ja dolën të rrëmbenin dhe kupën.

Por përtej kësaj, për Sarën kjo është intervista e parë përballë vjehrrës së saj. Ashtu siç të gjithë tanimë e dimë, Sara dhe Xheraldina kanë një raport shumë të ngrohtë dhe të veçantë me njëra-tjetrën.

Ashtu, e kujdesshme dhe pozitive si gjithmonë, edhe këtë herë Xheri nuk nguroi të tregojë edhe një herë tjetër vlerësimin që ka për nusen e djalit. Moderatorja i dedikoi Sarës vargun e njohur “Shine bright like a diamond”, duke e cilësuar bukuroshen pikërisht si një diamant. Si një diamant e cila ka plot asete për të shkëlqyer.

Xheraldina falenderoi gjithashtu edhe Luixhinon i cili shoqëroi Sarën në rrugëtimin e saj në DWTS.

E teksa Xheri e balerini po flisin për Sarën, kjo e fundit ndërhyri duke qeshur e duke thënë që të vazhdonin të flasin më tepër për të sepse po e shijonte.

A nuk është marrëdhënia nuse-vjehrrë që të gjithë do të donin?

Xheraldina i dedikoi Sarës një këngë që nuk

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE