Luana Vjollca zbulon surprizat e spektaklit, ja ku do ta shohim moderatoren e njohur

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luana Vjollca zbulon surprizat e spektaklit, ja ku do ta shohim moderatoren e njohur

Gjithçka po bëhet gati për “Zemër Luana” që do të nisë të dielën në prime time në ekranin e Televizioninit Klan. Nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, që premton një spektakël plot argëtim, “Zemër Luana” do të nisë transmetimin të dielën e 6 nëntorit.

“Qenka ndryshe të rikthehesh. Të rikthehesh në një shtëpi të madhe tjetër mediatike, kështu që, me thënë të vërtetën, ndryshe nga çdo herë unë kam emocione. Shpresoj ta përballoj mirë këtë të diel. Kemi punuar një kohë shumë të gjatë me stafin me gjithë ekipin e Klanit, që në një kohë rekord të themi të vertetën e kemi realizuar gjithë këtë punë kolosale, këtë spektakël që kam përshtypjen është në një përmasë të jashtëzakonshme.”

Në shtëpinë e “Zemër Luana”, ka muzikë, kërcim, kapitenë, lojëra dhe shumë personazhe të larmishme që do t’i bashkohen gjatë gjithë sezonit.

“Kemi të ftuar të tjerë, dy kapitenë që ende nuk janë zbuluar, mund të them vetëm që një nga ata është parë tek promo e programit. Tjetrin nuk do e themi fare.”

Personazhi i parë që i bashkohet emisioni “Zemër Luana”, është këngëtari shumë i njohur Butrint Imeri. Por nuk ka vetëm kaq, ka shumë për t’u zbuluar në emisionin e shumëpritur, që çel siparin të dielën në prime time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE