Ndahen Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani? Arsyeja, tradhëtia!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahen Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani?  Arsyeja, tradhëtia!
Fjalët duket se po qarkullojnë prej disa kohësh: çifti shumë i dashur i publikut, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Fansat kishin vënë re një distancim të çiftit në publik, por albeu.com pretendon se ata janë ndarë tashmë.

Madje thuhet se kjo krisje ka ndodhur prej disa muajsh, dhe arsyeja është tradhëtia e kuzhinierit ndaj moderatores.Në janar të 2020,dyshja u bënë prindër të një djali, Noah, dhe familja e tyre dukej aq e kompletuar dhe e lumtuar! Për këtë arsye, nëse këto fjalë do të provohen të vërteta, fansat padyshim do të trishtohen shumë.

Cifti u njoh në ambientet e televizionit ku punonin të dy dhe kaluan mjaft kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe. Vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28, të cilën e kaloi në Zvicër, dhe Alfio nuk ishte në krah të saj.
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE