Po udhëtonte me njerëzit e saj më të dashur, aksidenti me makinë i merr jetën aktores Erica Hoy!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po udhëtonte me njerëzit e saj më të dashur, aksidenti me makinë i merr jetën aktores Erica Hoy!

Së fundmi, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare aktorja Erica Hoy. E reja australiane po udhëtonte me një makinë me të dashurin dhe motrën e saj në qytetin e Adelaide, kur ata u përplasën papritur me një automjet tjetër. Sipas The Daily Mail, shkak i aksidentit tragjik është bërë një makinë që drejtohej nga një 38-vjeçare, e cila u largua pas aksidentit pa e ndihmuar aktoren, megjithëse u arrestua disa orë më vonë.

Shoferja, që thuhet se ka probleme mendore, është akuzuar për disa vepra penale. Midis tyre janë shkaktimi i vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, tre akuza për shkak të pakujdesisë dhe largimi nga vendi i aksidentit. Ngjarja ka qenë aq e papritur sa aktorja ka pësuar një goditje fatale nga e cila nuk ka mundur ta marrë veten.

Ajo vdiq pranë dy shoqëruesve me të cilët ishte në automjet, të dashurin dhe motrën e saj binjake, dy nga njerëzit që i donte më shumë. Babai i të ndjerës u shpreh se:

Ajo ishte një vajzë e re e zgjuar, e lumtur dhe pozitive. Më vjen mirë që nuk vdiq vetëm.

Babai i të ndjerës tha se Erica e kishte kaluar ditën që vdiq duke bërë gjënë që donte më shumë, aktrimin. Babai krenar tha se vajza e tij ishte një studente e mirë në shkollë, por aktrimi ishte pasioni i saj. Ajo luajti në “Alice in Wonderland” e në disa projekte të tjera filmike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE