Berisha sulmon ambasadorët: Gënjejnë qeveritë e tyre për të mbuluar mazhorancën

vovalbania November 05, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Berisha sulmon ambasadorët: Gënjejnë qeveritë e tyre për të mbuluar mazhorancën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme disa nga ambasadorët në Shqipëri se mashtrojnë qeveritë e tyre për të mbuluar qeverinë. Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha theksoi po ashtu se kjo nuk ndodh më të gjithë ambasadorët.

“Këtu ambasadorët mashtrojnë qeveritë e tyre në mënyrë monstruoze dhe mbulojnë qeverinë shqiptare. Disa ambasadorë, jo të gjithë.”

Kryedemokrati nuk përmendi emra, por herë pas herë ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilës i referohet shpesh edhe si “guvernatore.”

Po ashtu, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në lidhje me sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale në vend ndërsa shtoi se tashmë kufiri në Shqipëri nuk punon më.

“Sistemi E-Albania u hackeruan nga hackerat e qeverisë që s’ka ligj as moral. Hakerat nxorën në treg rrogat dhe postet e SHISH, duke kërcënuar dhe sigurinë e NATO-s. Në treg u nxorën dhe të dhënat e patronazhistëve. Në treg u nxorën rrogat para se të nisin hackerat. Hackerat e tyre ndërhynë. Ky ishte agresion që e dënoj me të madhe. Sistemi TIMS u hakerua nga bandat kriminale të mbështetura nga lart. Sistemi Memex u hakërrua nga bandat kriminale për të hequr emrin e tyre. Në kufirin shqiptar nuk ka më kontrolle. Drejt Londrës kanë vërshuar dhe vërshojnë nga Shqipëria kriminelë, jo vetëm shqiptarë por dhe nga vende të tjera, pasi sistemi TIMS është rrënuar. Nga është dhënë alarmi i madh. S’jam dakord ndaj shprehjeve ndaj shqiptarëve, por të vërtetën duhet ta shohim në sy”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin me ndjekësit e tij në Facebook, deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama “e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura” dhe, sipas Berishës, “ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit”.

“Në Shqipëri, problematikat shtohen çdo ditë, varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve u shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve me në krye Edi Ramën, i cili në këto momente kur jemi kthyer në kombin e gomoneve, është kryeministri më i kushtueshëm në botë. Shpenzon 22 milionë euro për 137 fluturime me çarter dhe si skuth si përgjigje ndaj këtij akti ka vetëm mashtrimin. Ai u deklaron shqiptarëve se udhëtimi i tij me çarter kushton sa gjysma e një bilete avioni me biznes-klas. Ai ka paturpësinë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë dhe të bëjë me ta, çdo gjë. Një fjalë e mençur thotë se kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka. Në fakt sot kjo ndodh me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij”, deklaroi Berisha.

“Edi Rama është një armik i egër i lirive të shqiptarëve. Ai e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura. Ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit. Shqiptarët janë rrokullisur sot të fundit për pagesat, për rrogat, për pensionet, për ndihmën ekonomike”, shtoi Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE