U bë e famshme në “OnlyFans”, modelja italiane has probleme me famën dhe vendos të shkojë në manastir!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bë e famshme në “OnlyFans”, modelja italiane has probleme me famën dhe vendos të shkojë në manastir!

Modelja italiane, Emy Buono është bërë e famshme në të gjithë botën tashmë për lajmin se është futur në një manastir. 25-vjeçarja e njohur gjithashtu edhe në platformën Only Fans, ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale pas ofendimeve të shumta që mori nga njerëzit për profesionin e saj. Ajo tashmë po qëndron në një manastir në Sorrento.

Ajo u shpreh se:

Kam nisur të punoj që 13 vjeçe, duke bërë punë të vogla, sepse nëna ime dhe unë kishim nevojë për para. Kam larë pjata, kam punuar balerinë nëpër diskoteka, kam qenë pjesë e programeve televizive dhe kam pozuar si modele. Por, kurrë nuk kam pasur stabilitetin ekonomik që më ka dhënë OnlyFans. Ishin para që fitoheshin lehtë.

Por, kur disa video të saj në OnlyFans u publikuan falas në internet, modelja pati shumë probleme:

Kishte njerëz që më shanin në rrugë pasi kishin parë videot, privatësia ime u zhduk. Videot e mia, që mund të shiheshin vetëm në platformën OnlyFans, u bënë virale. I ka parë edhe mamaja ime, edhe i dashuri. Ndihem keq, pasi e di që ato video nuk do të zhduken kurrë nga interneti. Ka ardhur koha të largohem nga rrjetet sociale, edhe pse ato më kanë dhënë bukë deri tani.

Në manastir, ajo shpreson të nisë një jetë të re:

Aktualisht fle gjithë ditën dhe po marr ilaçe kundër depresionit. Mendoj se në manastir do të gjej qetësi, dashurinë e pastër dhe sinqeritetin. Murgeshat nuk do të më gjykojnë dhe dua të kthehem në një shembull për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE