Pas ribashkimit me Erionin, Mikela i rikthehet ndarjes me të! Zbulon arsyen

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ribashkimit me Erionin, Mikela i rikthehet ndarjes me të! Zbulon arsyen

Çifti shumë i dashur i “Për’Puthen”, Erioni dhe Mikela janë ripajtuar e këtë herë publikisht. Mikela ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku foli për këtë ribashkim.

“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ia plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”

Ndërkohë ajo u ndal edhe te krisja që pati me Erionin.

“Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program kurrë nuk i kërkova diçka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë”.

Jo vetëm kaq, por ajo rrëfeu edhe disa gjëra lidhur me miqësinë e saj me Efin.

“Efi është një karakter i fortë dhe meshkujt tremben para saj, nuk e marrin guximin t’i afrohen sepse e dinë që do të ndjehen inferior ndaj saj. Unë kam një rreth të ngushtë shoqëror, sepse sot është e vështirë që të gjesh një shoqe që të të dojë me pastërti. Shoqëria më e sinqertë mendoj se është mes meshkujve… Tek Efi do të vidhja gjatësinë dhe sensualitetin. Kur bëhem me nerva kontrollohem më shumë ndërsa Efi nuk kontrollohet, është pak më shumë impulsive sesa unë”, u shpreh Mikela.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE