Shtyhet ekspozita e makinave në Kinë, shkak COVID-19!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtyhet ekspozita e makinave në Kinë, shkak COVID-19!

Ekspozita e makinave në Guangzhou është një nga forumet më të mëdha në lidhje me makinat në Kinë, por eventi i ardhshëm është shtyrë për shkak të shqetësimeve për COVID-19. Disa raste të reja u raportuan në rajon dhe si pjesë e politikës zero të shtetit për COVID, ekspozita e automjeteve duhej të shtyhej. Komiteti organizativ i shfaqjes së motorëve në Guangzhou tha se po monitoron nga afër shpërthimin e rasteve në rajon dhe do të duhet të ripërshtatet me kërkesat e reja të shtetit.

Fillimisht, eventi ishte planifikuar nga data 18 deri më 27 nëntor, por organizatorët do të publikojnë së shpejti një datë të re. Li Auto ishte një nga prodhuesit e makinave që priste me padurim këtë event, sepse ishte gati që të prezantonte SUV-në e saj të re, Li L7, ndërsa Jidu Auto i Baidu po planifikonte të shfaqte automobilin e tij të gjeneratës së dytë. Ky nuk është eventi i parë i makinve që është anuluar këtë vit në Kinë për shkak të COVID. Politika zero e COVID në Kinë po shkakton disa dëme serioze në të gjithë sektorët, si në aspektin e njoftimeve ashtu edhe në atë të prodhimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE